Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Banka e Shqipërisë rriti me 8.5 herë blerjet e valutës vitin e kaluar

13:30 30/03/2022
Reading Time: 3 min lexim

Banka e Shqipërisë ka publikuar zyrtarisht shifrat e operacioneve të zhvilluara në tregun e këmbimit valutor edhe për tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas informacionit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin IV 2021 janë zhvilluar 4 ankande, në të cilat janë blerë 25.8 milionë euro. Blerjet e tremujorit të fundit e çuan shumën totale të eurove të blera në ankandet valutore në 116.8 milionë euro. Kjo shumë është 8.5 herë më e lartë krahasuar me blerjet e realizuara gjatë vitit 2020 dhe përfaqëson shifrën e dytë më të lartë historike të blerjes së euros në tregun e brendshëm valutor. Një shumë e lartë ishte regjistruar vetëm në vitin 2019.

Viti 2021 shënoi në fakt rifillimin e ankandeve të blerjes së valutës, pasi ato ishin pezulluar në mars të vitit 2020, pas shpërthimit të pandemisë. Banka e Shqipërisë vendosi pezullimin e këtyre ankandeve, për të shmangur rritjen e kërkesës për euro në tregun e brendshëm dhe për të shmangur presionet nënçmuese në kursin e këmbimit të lekut me monedhën europiane. Në fund të marsit 2020, tregu valutor përjetoi një valë paniku që e rriti kursin e euros me 7% në më pak se dy javë. Pasi tregu u normalizua nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë dhe nuk shfaqi luhatje të mëdha në pjesën e mbetur të vitit, Banka e Shqipërisë vendosi rifillimin e ankandeve të blerjes së valutës gjatë vitit 2021.

Për vitin 2022 ishte parashikuar një rritje e mëtejshme e vlerës së valutës së blerë në ankande, deri në shumën e 200 milionë eurove. Por, presionet inflacioniste mbi kursin e këmbimit të lekut dhe një valë e re paniku që përfshiu tregun në fillim të këtij muaji bënë që Banka e Shqipërisë të vendoste sërish një pezullim të përkohshëm të ankandeve, të paktën të atyre të planifikuar për muajt mars dhe prill. Vendimmarrja e mëtejshme do të përcaktohet nga ecuria e kursit të këmbimit valutor gjatë kësaj periudhe. Pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, kursi është shfaqur i qëndrueshëm në intervalin 122-123 lekë dhe deri tani nuk janë vërejtur tendenca të mbiçmimit domethënës të euros.

Ankandet e blerjes së euros nga Banka e Shqipërisë bëhen në funksion të rritjes së rezervës valutore. Ky instrument shërben për plotësimin e nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë dhe për stabilizimin e luhatjeve të forta në kursin e këmbimit valutor, në rastet kur Banka e Shqipërisë vlerëson se këto luhatje nuk reflektojnë faktorët themelorë të tregut apo kur ecuria e kursit mund të cenojë përmbushjen e objektivave ligjorë të inflacionit dhe stabilitetit financiar. Ndërhyrja e fundit e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor u krye në fillim të këtij muaji, me qëllim qetësimin e një situate paniku që solli nënçmim të shpejtë të lekut.

Në janar të këtij viti rezerva valutore e vendit kishte vlerën e pothuajse pesë miliardë eurove, duke qëndruar pranë niveleve më të larta historike. Një nga parametrat bazë për të përcaktuar madhësinë e rezervës valutore është aftësia për të mbuluar të paktën katër muaj importe. Mesatarja mujore e importeve për vitin 2021 rezultoi rreth 550 milionë euro, çka nënkupton se mbi këtë bazë rezerva valutore do të ishte e mjaftueshme për afërsisht nëntë muaj importe. Megjithatë, rritja e fortë e çmimeve të mallrave të importuara pritet ta rrisë ndjeshëm vlerën e importeve për këtë vit, duke ndikuar në uljen e këtij raporti./MONITOR

Të lidhura

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive
Aktualitet

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur në pyetje kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian...

20:35 11/07/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona
Aktualitet

Operacioni në 4 qarqe/ SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 13 persona nën hetim

SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se merrej me trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine...

18:23 11/07/2025
Para
Sherri mes gjimnazistëve në Korçë, konflikti lindi për arsye banale

Sherri mes gjimnazistëve në Korçë, konflikti lindi për arsye banale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

20:35 11/07/2025
E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India

E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India

18:55 11/07/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

Operacioni në 4 qarqe/ SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 13 persona nën hetim

18:23 11/07/2025
OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë

18:05 11/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.