Skip to content
Bota

Banka Botërore ofron 12 miliardë dollarë, për finacimin e vaksinave covid-19

· 1 min lexim

Bordi i ekzekutiv i Bankës Botërore miratoi sot një buxhet me vlerë 12 miliardë dollarë, për të ndihmuar shtetet në zhvillim që të blejnë dhe shpërndajnë vaksina për covid-19, teste dhe trajtime të tjera. Lajmin bëri të ditur vetë Banka Botërore përmes një deklarate për shtyp.

Financimi, i cili synon të mbështesë vaksinimin e deri në një miliard njerëzve, është pjesë e një pakete të përgjithshme të Grupit të Bankës Botërore prej 160 miliardë dollarëve, e cila është vendosur  në dispozicion të vendeve në zhvillim për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Në deklaratën e saj Banka Botërore shton se  programet e saj urgjente në përgjigje të pandemisë  janë shtrirë në 111 shtete.

“Ne jemi duke zgjeruar dhe zmadhuar qasjen e përgjigjes së shpejtë ndaj emergjencës së COVID-19, në mënyrë që shtetet në zhvillim të kenë qasje të drejtë dhe të barabartë në vaksina”,  nënvizoi presidenti i kësaj Banke, David Malpass.

Institucioni ndërkombëtar synon inkuarjimin e prodhimit të një numër të madh vaksinash si dhe  sigurimin e qasjes së shteteve në zhvillim në dozat e disponueshme.

\Gazetareforma.al\