Skip to content
Bota

Bandat përplasen me forcat e sigurisë në Porto Velho, 13 persona humbin jetën

· 1 min lexim

Në katër ditët e fundit, 13 persona janë vrarë në Porto Velho, kryeqyteti i shtetit Rondonia në Brazil, për shkak të përleshjeve të ashpra mes bandave dhe forcave të sigurisë.

Tetë nga viktimat janë pasojë e sulmeve të bandave, ndërsa pesë të tjerë kanë humbur jetën në përleshje me policinë që nga e martja. Banditët i vunë flakën 20 autobusëve, përfshirë autobusët e shkollave, në një akt hakmarrjeje për operacionet e fundit të policisë.

Për shkak të rritjes së dhunës, autoritetet kanë kufizuar përdorimin e transportit publik.

Qeveria federale ka dërguar forcë shtesë për të mbështetur policinë lokale në përpjekjet e saj për të kontrolluar situatën e rënduar.

Sipas autoriteteve, organizata kriminale Comando Vermelho është përgjegjëse për trazirat, duke realizuar një sërë sulmesh kundër policisë si hakmarrje për bastisjet në një kompleks banesash të saj.

Comando Vermelho, e cila ka origjinën në Rio de Zhaneiro, është bërë organizata më e fuqishme kriminale në rajonin e Amazonës.