“Banda e Krishtlindjeve”, arrestohen shqiptarët që bënë kërdinë me shtëpitë e italianëve gjatë festave të fundvitit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy shqiptarëtë cilët kryenin grabitje nëpër shtëpitë e italianëve, u arrestuan mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e kanë kryer aktivitetin gjatë festave të fundvitit, duke marrë edhe nofkën “Banda e Krishtlindjeve”.

Pas hetimeve të shumta Prokuroria e Reggio Emilias lëshoi urdhër-arrestet ndaj tyre.

Të arrestuarit janë identifikuar si  Mario Kishta 21 vjeç dhe Isuf Fisti 32 vjeç.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, janë sekuestruar bizhu të ndryshme dhe shuma parash, të përfituara nga grabitjet e apartamenteve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe mjetet që shqiptarët përdornin për të realizuar vjedhjet.

Shpërndaje
Share.

Komento