Pasi Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cenaliajn, u dorëzua në polici nga familjarët e tij, reagoi edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ky i fundit theksoi se shoqëria së bashku me familjen e të ndjerit dhe kolegët në Polici presin që drejtësia të kryejë detyrën e saj. “U prehsh në paqe, Novrus i dashur! Tani, bashkë me familjen tënde dhe kolegët e Policisë së Shtetit, presim që drejtësia të kryejë detyrën e saj. Kush ngre dorë kundër punonjësve të policisë, në thelb ka sfiduar vetë shtetin dhe nuk do të shpëtojë nga dënimi,” deklaroi Balla. Ngjarja tragjike ku 23-vjeçari vrau me armë zjarri policin Novruz Cenaliajn ndodhi të hënën.
BOJKOTO OLIGARKËT
Ka vetëm diçka që oligarkët e kuptojnë më mirë se protestat, deklaratat dhe postimet në rrjetet sociale: Paratë. Prandaj, nëse...








