28-vjeçari që solli Koronavirusin nga Italia nuk u kontrollua në kufi! Flet mjekja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

I riu 28-vjeçar që importoi Koronavirusin nga Italia, nuk është kontrolluar në pikën kufirtare të Muriqanit, pasi sipas mjekes që është pjesë e grupit të kontrollit në këtë pikë doganore, ai nuk vinte nga një zonë e kuqe.

Duke folur për “Ora News”, mjakja shprehet se ai ka hyrë rreth mesnatës në vendin tonë dhe nuk është skeduar.

“Ai person ka hyrë në pikën e Muriqanit në orë 12:40 të natës. Personi nuk është skeduar pasi nuk vinte nga zona e kuqe, nga Firence nuk kishte asnjë rast”.

Nëse ai do të ishte kontrolluar që në momentin e hyrjes në kufi, ndoshta do të kishte kursyer përhapjen e virusit te babai i tij.

Pas këtij rasti tani është urdhëruar skedimi i të gjithë personave që futen në territorin tonë përmes kësaj pike kufitare.

“Kam marrë orientim të skedohen edhe personat e tjerë që nuk vinë nga zonat e kuqe. Të gjithë personat do të skedohen”, u shpreh mjekja.

Sot janë tre infermierë dhe një mjek që bëjnë kontrollin në Muriqan, ndërsa një autobus që vinte nga Milano është ndaluar dhe janë kontrolluar të gjithë personat që ndodheshin në të.

Shpërndaje
Share.

Komento