Skip to content
Aktualitet

Babë e bir po ndiqnin hajdutët që u vodhën lopën, humb jetën në aksident 57-vjeçari

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Tre Urat”, në Çermë Sektor në Divjakë.

Drejtuesi i një mjeti humbi jetën si pasojë e daljes nga rruga e mjetit tip “Ford”. 57- vjeçari Agim Muça ka qenë në makinë me djalin e tij në momentin e aksidentit.

Agimi dhe djali i tij ishin në ndjekje të disa hajdutëve që i kishin vjedhur lopën në shtëpinë e tyre. Djali i viktimës është aksidentuar gjithashtu, por mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.