“Babalja”/ Salianji: Kallëzim penal për drejtuesit e Policisë, Rama është vetëm një dordolec politik

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çështja Babalja është ende në qendër të vëmendjes dhe bashkë me të edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Ditën e sotme është duke u zhvilluar edhe seanca e radhës për këtë çështje dhe jashtë Gjykatës Penale Salianji ka thënë se është duke u përgatitur për të kallëzuar penalisht drejtuesit e Policisë së Shtetit që janë të përfshirë në këtë çështje.

Salianji gjithashtu ka përfituar për t’ju bërë thirrje edhe qytetarëve që të bashkohen me ta në marshimin e sotëm në orën 18:30.

“Atëhere sot siç e dini është seanca e parë gjyqësore për çështjen Xhafa siç quhet Babalja. Jam sot këtu në respekt të juve. Qytetarët janë lodhur nga një drejtësi që nuk bën drejtësi por bën padrejtësi dhe është varrmirrëse e çështjeve më të rënda. Padiskutim, ashtu siç Rama ka disa njerëz që i paguajnë për çështje. Do bëj kallëzim për drejtuesit e policisë, të gjitha atyre që janë të përfshirë në këtë çështje. Qytetarët kërkojnë punësim dhe përballen me agresion. Sot në orën 6 e gjysmë i bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen me ne dhe të ndryshojnë sistemin. Do të denoncoj drejtuesit e policisë, duan ta zhvendosin vëmendjen nga situata aktuale.Është thjesht propagandë, se ka precedent që gjyqtarja të jetë tërhequr në një çështje tjetër ku jam unë i kallëzuar. “-tha ai.

Ishashtu Salianji ka thënë se nuk ka frikë nga askush, qoftë nga kryeministri Rama, pasi sipas tij nuk është gjë tjetër veçse një dordolec politik.

“Situata është se nuk ka asnjë të arrestuar nga përgjimet, por ka një akuzë qesharake për mua dhe Jetmir Olldashin. Unë nuk kam frikë nga Rama. Edi Rama është një dordolec politik, që nuk trembë sot më as sorrat dhe jo më qytetarët. Frika nuk hyn tek ndjesitë e mia. Frika më e madhe e ime është që të kem frikë. Nuk kam frikë dhe nuk ka asnjë provë, që të më implikoj, sepse kjo është një çështje  e lehtë nuk është krim, por thjesht denoncim. Sot protestojmë së bashku me qytetarët në orën 18:30”-shtoi ai.

Shpërndaje
Share.

Komento