Baba për herë të parë! Ledri do t’i dedikojë të bijës një këngë ende pa ardhur në jetë
Çifti Ledri Vula dhe Sara Hoxha për momentin janë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave për shkak të shtatëzanisë së Sarës e cila pritet të sjellë në jetë një vajzë në muajt në vijim.
Para pak ditësh çifti oragnizoi edhe festën e baby shower-it për vajzën e tyre ku nuk munguan foto dhe video pafund nga të ftuarit e pranishëm. Por dje Ledri ndau në llogarinë e tij në Instagram një foto tepër emocionuese të ekos së bebushit që ai dhe Sara po presin të vijë në jetë.
“Jom ka des sytë me t’i pa”- ishin fjalët e reperit krahas postimit që na rrënqethi të gjithëve.
Në pjesën e sipërme të fotos, në cepin e majtë dhe të djathtë, ndjekësit vunë re një shkrim dhe një datë nga reperi, që në fakt e kanë një domethënie.
“Si baba” titullohet kënga që do të publikohet në datën 10 të këtij muaji, ndërsa vetë Sara i ka pasur dy fjalë për këtë projekt.
Teksa fansat kanë duartrokitur Ledrin për këngën e veçantë që po sjell, partnerja e reperit i ka mbështetur ata.
“Kënga më e mirë e jotja najher”- shkruan ndjeksi të cilit Sara ia kthen:
“Kështu mendoj edhe unë”.
