Skip to content
Bota

“Baba” dhe “biri”, shkatërrohet banda shqiptare e grabitësve në Itali

· 1 min lexim

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare grabitësisht.

Kreu i organizatës kishte pseudonimin “baba”, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë ai i thërriste “biri”.

Deri më tani në pranga kanë përfunuar 8 persona, shkruan “Bresciatoday“.

Hetimet filluan në nëntor të 2018-ës, pas grabitjes të disa makinerive elektronike në një sallë lojrash fati, në komunën e Borgo Chiese.

Pas një muaj hetimesh dhe falë vëzhgimeve në terren, u bë e mundur zbardha e 20 grabitjeve, ndërmjet të cilave 13 në qëndra tregtare dhe 7 makina.

Shqiptarët kanë përfituar nga grabitjet një shumë prej 100 mijë eurosh në total.

Banda me qendër në Bresciano, e kryente aktivitetin në provincat e Milanos, Bergamos dhe Modenas.

Emrat e të arrestuarve janë:

  • Endri Caushaj, 33 vjeç
  • Ardian Muca, 39 vjeç
  • Migen Capatina, 30 vjeç
  • Bledar Bashmeta, 41 vjeç
  • Besart Mehmeti, 34 vjeç
  • Marco Ramunno, 32 vjeç
  • Lorenzo Macall, 28 vjeç