Pasi Ilir Beqaj u paraqit në SPAK, avokati i këtij të fundit nuk mbajti gojën kyçur duke mos dhënë shumë detaje mbi Öështjen për ish-ministrin. Avokati bëri me dije se Beqajt dhe personave të tjerë të vënë nën hetim janë sekuestruar telefonat dhe kompjuterat.
“Ajo që ia vlen të komentoj është dëshira e Zt. Beqaj që të zhvillohen këto hetime. Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përbëjnë elementë të veprës penale, këtë duhet ta faktojë Prokuroria.
Di që janë sekuestruar kompjutera dhe celularët. Te të gjithë personat janë sekuestruar të gjitha materialet, si telefonat, kompjuterat. Vendimi i Gjykatës flet për përgjime ambientale. Kam dijeni për kontrollin në banesën e zt. Beqaj”, tha avokati.
Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor
Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë Presidentin e ri brenda afatit kushtetues....








