Autori i vrasjes nga Tirana, dëshmia: Goro më kishte borxh…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kliti Leka, 53-vjeçar nga Tirana, është personi që ekzekutoi biznesmenin në Himarë, Niko Goro. Ai është arrestuar nga policia, pak minuta dhe pak metra larg vendit të ngjarjes.

Sipas deklaratave të para, një nga pistat është borxhi prej rreth 70 mijë euro që biznesmeni i ka pasur autorit, pasi ky i fundit i kishte mbuluar instalimet elektrike në një prej pallateve të tij, dhe që refuzonte t’ia jepte.

Ndërsa, burime të tjera, theksojnë se në dëshminë e tij menjëherë pas arrestimit, autori i vrasjes, 53-vjeçari Kliti Leka, ka pranuar krimin, duke thënë se e ka vrarë biznesmenin, pasi ai kishte ndërtuar një objekt në tokën e të afërmit të tij dhe për këtë arsye i detyrohej një sasi lekësh, të cilat 51-vjeçari nuk kishte pranuar t’ia jepte.

Kjo është pista e dytë, ku po heton policia. Ndërkohë, ditën e sotme mësohet se ka pasur një debat mes autorit dhe viktimës, ku më pas Leka e ka qëlluar për vdekje biznesmenin, që është edhe i afërm i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Gjithashtu, mësohet se ka dhe një bashkëpunëtor të dytë në vrasje, ndërsa policia vijon kërkimet masive për kapjen e tij.

/GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento