Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e të kësaj të diele në Fushë Studen.
Bëhet e ditur se dy të rinjtë kanë qenë duke qarkulluar me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë në rrugën automobilistike në qendër të Fushë Studen dhe dyshohet se në një moment pakujdesie automjeti ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me një shtylle betoni të rrjetit shpërdarës të energjisë elektrike.
Për pasojë nga përplasja drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri shoku i tij kanë mbetur të plagosur.
Dy të aksidentuarit sot me makinë në Fushë Studën në Librazhd, janë shtetasit Brian Dosku dhe Baki Sejdini. Mësohet se ata janë në gjendje të rëndë me dëmtime të shumta në kokë e gjymtyrë.
Ndërkohë që janë transportuar me urgjencë për në Librazhd ku më pas njëri prej të aksidentuarve është transportuar me Helikopter për në Spitalin e Traumës, ndërsa tjetri për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Konkretisht i plagosuri nga aksdienti i ditës së sotme në Fushë Studen, Brian Dsoku është nisur me urgjencë drejt Tiranës ndërsa Baki Sejdini ndodhet në spitalin e Elbasanit. Ndër të tjera theksohet se të aksidentuarit, janë Brian Dosku dhe Baki Sejdi. Theksojmë se ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën në Reanimacion në Elbasan.