Skip to content
Kryesore

Automjeti përplas te vijat e bardha kalimtaren në Durrës

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë të Durrësit, ku një kalimtare u përplas nga një automjet në vijat e bardha.

Sipas informacioneve paraprake, e aksidentuara është një grua e moshuar, e cila ndodhet në gjendje të rëndë.

Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime nga policia e Durrësit njoftuan se drejtuesi i automjetit, një i ri, është ndaluar nga autoritetet.