Skip to content
Kryesore

Automjeti përplas për vdekje 15-vjeçarin në Divjakë

· 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Dovjakë, ku një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 15-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, adoleshenti ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.