Skip to content
Bota

Athina goditet sërish nga tërmeti, nuk gjen qetësi kryeqyteti grek

· 1 min lexim

Kryeqyeti i Greqisë mesa duket nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tërmeteve.

Pasditen e sotme, një tërmet e ka goditur sërish Athinën. Mësohet se ka qenë i forcës 3.1 ballë dhe se epiqendra e lëkundjeve ka qenë e njëjta me atë të tërmetit të rënë në datën 19 korrik.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhej 23 km në veriperëndim të Athinës , në Magula.

Kujtojmë se në 19 korrik të këtij viti, Athina u trondit nga tërmeti 5.1 ballë, ku njerëzit dolën të tmerruar në rrugët e kryeqytetit.