Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Atentati në Durrës, Ndoja flet për dosjet e gjetura në makinë

14:55 07/11/2019
Reading Time: 2 min lexim

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat 6 ditë më parë, ndodhet ende në spital në kujdesin e bluzave të bardha.

Ai ka hematoma në syrin e djathtë, ndërsa është i fashuar në pjesën e sipërme të trupit.

Jashtë derës së dhomës qëndrojnë dy punonjës të policisë së Durrësit dhe nuk lejojnë asnjë njeri të futet më parë, pa aprovimin e tij.

Ndoja nuk është prononcuar për akuzat ndaj tij, ndërsa shpreh edhe zhgënjimin nga situata e krijuar pas ngjarjes.

Në një komunikim me gazetën “Panorama”, ai ka mohuar akuzat për dosjet e gjetura në makinë.

Ai shprehet se makina ndaj së cilës u qëllua është e bashkëshortes së tij.

Ndoja ka thënë se do të flasë për të gjitha në një moment të dytë.

Në lidhje me dosjet e gjetura në makinën me të cilën po udhëtonte, prokuroria tha, se nëse do të ishin të ndonjë rëndësie të veçantë, do të ishte tashmë në pranga.

Përsa i përket atentatit, Ndoja nuk e mohon që ka qenë ai objektivi, ndërsa nuk e ndan personin fizik nga prokurori.

“Sa i përket atentatit, nuk mendoj se ka të bëjë me mua si Arian, ndoshta si prokuror po… Unë nuk mund të flas për këto detajet tani, ndaj do të flas në një moment të dytë për të sqaruar gjithçka rreth akuzave ndaj meje. Nëse materialet e gjetura në makinën time do të ishin të një rëndësie të veçantë, që me implikonin mua, sot unë nuk do të isha këtu, pasi do më kishin arrestuar”, tha shkurtimisht Ndoja.

Në spitalin e Durrësit ndodhet edhe Aleksandër Laho, i cili ndodhej me të në makinë, në momentin e atentatit.

Ndërkohë shofer Andi Maloku, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Deri më tani, policia ka arrestuar Redjan Rrajën, si person të dyshuar për atentatin, ndërsa po punon për identifikimin e bashkëpunëtorëve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arjan ndojaatentatidosjet

Të tjera

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Para

Breshëria e plumbave mbi makinën e prokurorit, drejt identifikimit autori i dytë

Lajmet e fundit

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English