Skip to content
Kryesore

Atentati në Berat, gjendet arma dhe automjeti, arrestohet 46-vjeçari

· 1 min lexim

Katër ditë pas atentatit në Berat, policia ka gjetur armën tip kallashnikov të përdorur nga autorët, Fatjon dhe Marko Maloku.

Po ashtu, është kapur një 46-vjeçar që kishte fshehur automjetin “Ford” nga i cili u qëllua në drejtim të vëllezërve.

Automjeti u gjet në Durrës. Në banesat e autorëve u gjet gjithashtu arma e zjarrit dhe disa fishekë.

Dy autorët janë ende në kërkim, ndërsa atentati ishte drejt Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi, të cilët ishin shënjestrat e atentatit.

Ata janë ndjekur nga një automjet i zi “Ford”, i cili ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Fatmirësisht, asnjë nuk u plagos.

Konflikti mes dy grupeve dyshohet se ka origjinën në Greqi, për shkak të prishjes së pazareve me drogë.