Skip to content
Të Gjitha

Atentati ndaj Santiago Malkos, zbulohen rolet e 8 të shpallurve në kërkim

· 2 min lexim

Policia dhe Prokuroria kanë arritur të zbardhin atentatin ndaj ish-policit, Santiago Malko, mbrëmjen e 27 gushtit në kryeqytet.

Në kërkim janë shpallur 8 persona, ndërsa në burg ndodhet vetëm Blendi Teta.

Këta persona kishin role të përcaktuar mirë dhe janë klasifikuar si grup i strukturuar kriminal nga prokuroria.

Dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, janë pronarët e lokalit në zonën e Freskut, ku u thur edhe plani për eleminimin e Malkos, shkruan “Balkanweb”.

Autorët kanë lëvizur me dy makina, ku në mjetin tip “Scoda”, ndodheshin shoferi Ilir Selmani, Blendi Tetaj në vendin e parë dhe në sediljet prapa qëndronin të ulur Leonard Duka dhe Elvis Metani.

Ky i fundit u largua vetëm pak para se të ndodhte krimi.

Ndërsa në automjetin tip “Volkswagen”, ndodheshin Aleksandër Manxhaku, Oltion Loga, Dritan Aga dhe Fatmir Hyseni.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se Leonard Duka i kërkon Ilir Selmanit që të kthente automjetin, pasi kishte mundur të identifikonte Malkon.

Ata janë kthyer në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ndodhi edhe atentati.

Historia është treguar nga Blendi Teta, i cili në momentin e atentatit ndodhej në shtëpinë e bashkëjetueses së tij.

Ervis Metani rezulton i përfshirë vetëm për faktin se “Golfi” ishte në pronësinë e tij dhe nukd dihet se çfarë do të vendosë organi i akuzës.

Përsa i përket motivit të krimit, policia dyshon se mund të jetë një konflikt i hershëm mes Leonard Dukës dhe Malkos, ku ky i fundit i ka kërcënuar autorit me armë babanë dhe dy kushurinj.

Megjithatë prokuroria nuk ka përjashtuar pistën e pazareve të palara të drogës.

Gjithashtu organi i akuzës ka rrëmuar në një atentat në Durrës, ku Malko ishte i përfshirë.