Atentati ndaj Prokurorit të Durrësit/ Seanca me dyer të mbyllura, ja provat që e fundosën Redjan Rrajën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej orës 14:00 të Krimet e Rënda, po zhvillohet seanca për Redjan Rrajën, i cili akuzohet për atentatin e 5 ditëve më parë ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Landi Muharremit dhe Andi Malokut.

Sipas “Report Tv”, seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura  me kërkesë të prokurorëve, ndërsa është i pranishëm edhe i pandehuri.

Dosja për atentatin i ka kaluar prokurorëve Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj.

I akuzuari është kushëriri i deputetit socialist Rrahman Rraja.  Ai u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Gjatë ndalimit në kufi atij i janë sekuestruar edhe dy telefona celularë, që nuk janë zhbllokuar ende nga grupi hetimor.

Mes Rrajës dhe personave që ndodheshin në makinë nuk ka pasur konflikte të mëparshme.

Për këtë arsye hetuesit mendojnë se kemi të bëjmë me një atentat me pagesë.

Redjan Rraja u ndihmua edhe nga tre bashkëpunëtorë, të cilët po verifikohen.

Ai njihet ndryshe me pseudonimin “dara”, për shkak se është mjaft gjakftohtë dhe i saktë në veprim.

Rraja u identifikua nga gjurmët e ADN-së, pasi la mbrapa shumë prova.

Në makinën e tij janë gjetur fije floku, bishta cigaresh, gjurmë gishtash dhe një palë syze.

Autorët bënë gabimin fatal, pasi nuk e dogjën makinën, siç ndodh rëndom pas atentateve.

Shpërndaje
Share.

Komento