Atentati në Durrës/ “Arrest me burg” për Redjan Rrajën, zbardhet dëshmia në gjyq

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Redjan Rraja ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda prej më shumë se një orë.

Ai u arrestua një ditë më parë, si i akuzuari kryesor për atentatin ndaj Arjan Ndojës, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut.

“Panorama” shkruan, se Krimet e Rënda caktuan masën e sigurisë “Arrest me burg” për Rrajën

Ky i fundit ka mohuar akuzat përpara trupit gjykues.

Ai është shprehur se ngjarjen e ka mësuar nga mediat.

“Ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë”, mësohet të ketë thënë Rraja.

Redja Rraja u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit, teksa po përpiqej të arratisej jashtë vendit.

Ai u identifikua nga gjurmët e ADN-së, pasi në makinë kishte lënë prapa një sërë provash, si dy kallashnikovë, celularë, maska, fije floku e bishta cigaresh.

Hetuesit janë duke verifikuar ndërkohë tre bashkëpunëtorët e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento