Atentati ndaj Plaurent Dervishajt, i arrestuari i vetëm tërhiqet nga kërkesa për lirim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkim Haxhia është i vetmi i arrestuar për atentatin me armë ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, më 20 qershor.

Pas 5 seancash, Haxhia është tërhequr nga kërkesa për lirim nga qelia, shkruan “Shqiptarja.com”.

Gjyqtari Rexhep Bekteshi vendosi të pushonte kërkesën e tij për vijimin e procesit në një masë tjetër sigurie, në “Arrest shtëpie” ose “Detyrim paraqitje”.

Edhe pse ka qenë në makinë gjatë atentatit me 43 plumba, së bashku me Dervishajn dhe Meçen, Haxhia është arrestuar, pasi mbante me vete një armë pa leje.

Prej muajit qershor ai qëndron i izoluar në burgun e Durrësit.

Në dëshminë e tij të parë policinë e Durrës, Haxhia ka mohuar të ketë pasur një armë zjarri me vete.

Më pas ai ka treguar, se në vendin ku i kishin bërë pritë, dalloi një person me mjekër pranë murit të qendrës shëndetësore në Koxhas të Shijakut.

Më pas drej makinës së tyre janë lëshuar plot 43 plumba kallashnikovi, nga dy persona të paidentifikuar nga policia.

Megjithatë edhe pse qëlluan me breshëri, autorët nuk kanë mundur ta çojnë deri në fund porosinë.

Të tre personat e përfshirë në ngjarje janë të njohur në Durrës, si dhe kanë probleme të shumta me drejtësinë shqiptare.

Shpërndaje
Share.

Komento