Skip to content
Të Gjitha

Atentati ndaj fisit Çapja, ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për Shkëlzen Hasanpapajn

· 1 min lexim

Prokuroria e Elbasanit kërkoi ditën e sotme 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapaj.

Ky i fundit është i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës më 6 qershor të 2016-ës.

Gjatë atentatit u plagos edhe një efektiv i Policisë së Elbasanit.

Prokurorët që dhanë pretencën ishin Neritan Hoxha dhe Ritvan Suka, shkruan “Faxweb”.

Ndërkohë mbi Hasanpapën rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim ndaj një ose më shume personave” e mbetur në tentative dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.

Ai u arrestua më 7 shkurt të 2017-ës në Holandë dhe më pas u ekstradua në Shqipëri.

Hetimet për rastin në fjalë, janë të bazuara mbi kamerat e sigurisë të një biznesi pranë vendit ku ndodhi atentati, të cilat identifikuan edhe njërin prej të dyshuarve.

Në të njëjtën kohë janë bërë edhe ballafaqime të dhënash dhe dëshmish.