Skip to content
Bota

Atentati ndaj Ficos/ Kryeministri sllovak i nënshtrohet një operacioni

· 1 min lexim

Detaje të reja janë mësuar lidhur me atentatin ndaj kryeministrit Robert Fico. Një zyrtar nga partia “Smer” e Ficos ka konfirmuar për “The Guardian” se kryeministri është qëlluar me plumb në bark dhe aktualisht po i nënshtrohet një operaconi.

Sipas të njëjtave burime, Fico u transportua në një spital në Banská Bystrica, sepse do të duhej më shumë kohë për ta transportuar në Bratislavë. Por lajmi i mirë është fakti se Fico ishte i vetëdijshëm kur u dërgua në spital, por raportohet se aktualisht është në rrezik për jetën.