Skip to content
Kronikë

Atentati mafioz ndaj Entjan Nikulajt, çfarë bën me dije grupi hetimor

· 1 min lexim

40-vjeçari, Entjan Nikulaj ka mbetur viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e djeshme. Sipas të dhënave nga grupi hetimor në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja kallashnikovi.

Të paktën tre persona dyshohet të kenë marrë pjesë në atentat. 40-vjeçari ishte nisur nga Shëngjini në drejtim të Lezhës dhe në zonën e njohur si Ujësjellësi, atij i kanë zënë pritë dyshohet tre persona. Policia po heton disa pista për këtë ngjarje, por kryesorja është ajo e gjakmarrjes mes dy fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj. Kujtojmë se pak muaj më parë u vra biznesmeni Ardian Nikulaj në ambientet e lokalit të tij dhe pas kësaj u vra një pjestar i familjes Lekstakaj.
Konflikti midis dy familjeve ka nisur në vitin 1996 pas një sherri banal dhe prej vitesh, ata janë hakmarrë me njëri-tjetrin duke shkaktuar viktima të shumta.