Një ngjarje e rëndës ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore të Tiranës në rrugën “Apollonia”.
Mësohet se rreth orës 17:40 në Bathore një person ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij pas një konflikti të çastit në banesën e tyre.
Autori i ngjarjes është Agron Tanushi i cili pas një konflikti i cili mendohet se ka nisur për çëshjte morali ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje, por Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit i cili është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.