Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Atentat me dy viktima në Lezhë, ekzekutohet në lëvizje 39-vjeçari i akuzuar më herët për vrasje dhe bashkëshortja e tij

16:30 26/04/2026
Reading Time: 3 min lexim

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur këtë të diel në zonën e Balldrenit në Lezhë, ku dy persona kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin u qëllua në lëvizje.

Viktimat janë identifikuar si 39-vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, 32-vjeçarja G. M., të cilët ndodheshin së bashku në një automjet tip Audi në momentin e sulmit.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në dalje të fshatit Balldren, në rrugën Balldren-Torrovicë. Në rrethana ende të paqarta, persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të çiftit.

“Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Një grup i posaçëm hetimor është ngritur dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Drejtori i Policisë Vendore Lezhë, Arben Nasufi, konfirmoi se mjeti është qëlluar me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.

“Në sallën operative të drejtorisë vendore të policisë Lezhë ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë në Balldre. Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Është konstatuar që mjeti është goditur me breshëri në lëvizje. Mjekët kanë konfirmuar për dy humbje jetësh, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Po punojmë intensivisht për kapjen e autorëve”, u shpreh Nasufi.

Nga verifikimet rezulton se në tetor të vitit 2017, Kreshnik Mujeci ishte arrestuar si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. Ai u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Megjithatë, sipas një vendimi të vitit 2018 nga Gjykata e Shkodrës, Mujeci u shpall i pafajshëm, me argumentin se nuk provohej përfshirja e tij në ngjarje.

“Prova e vetme e pretenduar nga prokuroria si implikuese e të pandehurit Kreshnik Mujeci është se 2-3 km larg vendit të ngjarjes është gjendur e parkuar makina e tij është e mjaftueshme për të hedhur poshtë akuzën e ngritur ndaj këtij të fundit, si akuzë të paprovuar me prova bindëse, por vetëm me një indicie tejet periferike. Nga analiza e dëshmisë së shtetasit M.M rezulton se i pandehuri Kreshnik Mujeci ka shkuar dhe herë të tjera për të pirë kafe tek lokali i dëshmitarit pak metra më tutje dhe e ka parkuar makinën e tij dhe herë të tjera në atë vend.

Në këto kushte, vetëm fakti se këtë herë makina e të pandehurit është gjetur e parkuar në atë vend jo të pazakontë, nuk arrin dot as në nivelin e indicies për fajësinë e tij. Po ashtu nga vetë i pandehuri Kreshnik Mujeci u shpjegua versioni i ngjarjes. I pandehuri deklaroi se ai me të marrë vesh për faktin se sipas lajmeve kushëriri i tij Jozefi kishte kryer një vrasje e çmoi të arsyeshme për shkak të ndonjë hakmarrje të mos lëvizte nga vendi ku po qëndronte po ashtu ka bërë dhe me makinën”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Hetimet për atentatin vijojnë.

Të tjera

Kujdes: Zgjedhje të shpejta me rregulla të vjetra janë dalje emergjence për Ramën
Kryesore

Kujdes: Zgjedhje të shpejta me rregulla të vjetra janë dalje emergjence për Ramën

Nëse Rama do të shpëtojë politikisht, një nga rrugët më të mundshme është të kërkojë zgjedhje të parakohshme sa më...

16:21 15/06/2026
Çarja në pushtet ka filluar; Mos ia falni shpëtimin me kaos!
Aktualitet

Çarja në pushtet ka filluar; Mos ia falni shpëtimin me kaos!

Largimi i një deputeteje nga grupi i Partisë Socialiste nuk duhet parë si lajm i vogël. Në një sistem ku...

16:05 15/06/2026
Para
Identifikohen 3 autorët e vrasjes së çiftit në Lezhë, policia: Ekzekutimi për hakmarrje

Identifikohen 3 autorët e vrasjes së çiftit në Lezhë, policia: Ekzekutimi për hakmarrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kujdes: Zgjedhje të shpejta me rregulla të vjetra janë dalje emergjence për Ramën

Kujdes: Zgjedhje të shpejta me rregulla të vjetra janë dalje emergjence për Ramën

16:21 15/06/2026
Çarja në pushtet ka filluar; Mos ia falni shpëtimin me kaos!

Çarja në pushtet ka filluar; Mos ia falni shpëtimin me kaos!

16:05 15/06/2026
Çfarë kërkon protesta? Pesë pika për të mos u kthyer te i njëjti sistem

Çfarë kërkon protesta? Pesë pika për të mos u kthyer te i njëjti sistem

14:38 15/06/2026
Pas Rinasit, protesta ka nevojë për rregull, jo për pronarë

Pas Rinasit, protesta ka nevojë për rregull, jo për pronarë

14:17 15/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.