Skip to content
Kronikë

Atentat me armë zjarri në Sukth, humb jetën 38-vjeçari (EMRI/DETAJE)

· 1 min lexim

Një atentat me pasojë një viktimë kja ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Një 38-vjeçar i identifikuar si Fatjon Dervishi ka humbur jetën në Katund, Sukth, te shinat e trenit. Mësohet se Dervishi ka ndërruar jetë në spital. Ai gjatë momentit të atentatit nuk ka qenë vetëm në makinë.

Njoftimi i Policisë

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.