Ataku kardiak i merr jetën ish-deputetit socialist

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është ndarë nga jeta ish-deputeti i PS në Korçë, Niko Faber, lajm ky i konfirmuar nga miqtë politikanë të tij.

Faber ka ndërruar jetë për si pasojë e një ataku kardiak.

Ka qenë ish-ministri i Financave Arben Malaj ai që ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Faber në rrjetin e tij social Facebook.

“Një lajm i hidhur për vdekjen e papritur të ekspertit studiuesit dhe deputetit Niko Fabri. Përhere i angazhuar për sfidat e bujqësisë dhe problemet specifike të zonës të tij elektorale. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. I paharuar! U prehte në paqe! I qofte i lehte dheu i kësaj toke deputetit model, të dashurit Niko Faber! Arbeni’, shkruan ai në rrjetet sociale.

Niko Faber ishte figurë e njohur në Korçë, pasi e ka përfaqësuar këtë qark për dy mandate deputeti rresht në Kuvendin e Shqipërisë.
Shpërndaje
Share.

Komento