Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, por 148 raste të reja me COVID-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koronavirusi është rikthyer përsëri me shifra të larta edhe në Kosovë, pasi në 24 orët e fundit nga 1028 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, kanë rezultuar  148 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 16.754 raste nga 79.189 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19.

Numri i të shëruarve ka arritur në 14.671 pasi së fundmi janë shëruar 56 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 1.485.

Shpërndaje
Share.

Komento