Skip to content
Kosovë

Asnjë viktimë, ja si paraqitet situata e Covid-19 në Kosovë

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat për 24 orët e fundit lidhur me situatën e Covid-19.  Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast viktime nga Covid-19, ndërkohë që  për sa i përket rasteve të reja 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kujtojmë që edhe në ditën e djeshme, nuk shënua asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë.   Ndërkaq në një  mesatare të përgjithshme, javët e fundit, numri i viktimave në Kosovë nga Covid-19 ka qenë midis 0-1.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

5 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.578.022 doza të vaksinës.

Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419.

Në total numri i rasteve aktive është 440.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!