Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Asnjë nuk do të kthehet më në Thumanë”, Rama: Brenda 15 dhjetorit do sistemohen familjet më fatkeqe

09:51 07/12/2019
Reading Time: 2 min lexim

Kryemistri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë, bëri me dije se brenda 15 dhjetorit, të gjithë personat që humbën banesat gjatë tërmetit të 26 nëntorit, do të transferohen në shtëpi.

Ndërsa për personat që ndodhen në hotel, shefi i qeverisë tha se qiraja ose do të paguhet nga shteti, ose paratë do t’u jepen në dorë njerëzve.

Rama u ndal edhe te rastet e Aurelit dhe Alesios, dy fëmijët nga Thumana, që u hodhën nga pallati, për t’i shpëtuar tërmetit.

Shefi i qeverisë u premtoi shtëpi, ndërsa për Alesion, i cili ka vetëm nënën, e cilia ndodhet në spital, Rama propozoi që t’i caktohet një kujdestar.

Ndër të tjera kreu i qeverisë tha, se asnjë nga banorët që u është shembur pallati, nuk do të kthehen më në Thumanë.

Fjala e Ramës

“Hotelet do të fillojnë të zbrazen pas vitit të ri. Hapja e dyerve për të tjerë, duhet të jetë e kufizuar, pasi hyjmë në fazën ku mund të fillojnë spekulime. Familjeve që janë të hotel do u ofrojmë dy rrugë; atë të dhënies së lekëve në dorë dhe banesën ta gjejnë vet. Brenda atij fondi në zonën e Durrësit dhe Thumanës ka dhe koston e transportit. Dhe rruga tjetër është; ose do ja gjejmë vet. Mos harroni, 15 dhjetori eshte afati i fundit për të sistemuar në shtëpi familjet më fatkeqe. Për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jenë në shtëpi. Dhe ata fëmijët që isha unë mbrëmë, duhet të shkojnë në shtëpi. Duhet gjetur dhe mënyra se si do të kujdesemi për njërin prej tyre që e ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët. Duhet t’i japim shtëpinë dhe duhet t’i vëmë një kujdestar. S’mund t’i japim një fëmije çelësin e shtëpisë. Daja jeton në Angli dhe ka ardhur përkohësisht. Mund të hyjë përkohësisht, por shtëpia është aty për një kohë të gjatë dhe do të jetë në emër të tij (djalit). Ai është i zoti i shtëpisë. Duhet të marrim masa që të jetë e plotësuar me të gjitha. Sikundër unë e dija më parë, asnjë nga ata që kanë pasur shtëpitë në pallatet e shembura nuk do që të shkojë atje, e kanë tmerr. Vetëm ideja që të shkojnë atje është tmerr. Kështu që s’kemi ça të ndërtojmë atje, dhe ata që kanë humbur dhe ata që s’kanë humbur njerëz.”, tha Rama.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ramatermetithumana

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Akuzohet për vrasjen e një personi në Vlorë, i riu ekstradohet nga Italia

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English