Skip to content
Politikë

Artistë e të rinj në Durrës bëhen bashkë për një mesazh, ja apeli i fortë për të gjithë (Video)

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh për të ruajtur ambientin, i cili përcillet nga artistë të njohur nëpërmejt një video.

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh të fortë të ardhur nga zërat e disa artistëve durrsakë, por jo vetëm, të rinjve e të rejave për një Durrës të pastër.

Janë ata që kërkojnë një sensibilizim të qytetarëve për të mbajtur të pastër qytetin bregdetar, një prej vendeve turistike në Shqipëri.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me urimin që kushdo që mendon si këta bashkëqytetar të famshëm e të dashur për shumëkënd, do të kujdeset më shumë për ta mbajtur pastër shtëpinë tonë, Shqipërinë, ju uroj një fundjavë të qetë🙏” shkruan Rama.

Kujtojm që qyteti bregdetar i Durrësit prodhon rreth 75,500 tonë plehra në vit. Prej rreth një viti ai nuk ka vendgrumbullim të caktuar për mbeturinat.

Depozitimi vend e pa vend, si dhe djegia e tyre shkaktoi verën e vitit të shkuar gjendje emergjence mjedisore.

Situata përshkallëzoi kur në janar 2020 qeveria mbylli vendgrumbullimin e Spitallës – pasi qe parashikuar që ta kthente në park sipas një projekti prej 15 milionë eurosh.

Rrugëzgjidhje e përkohshme për Durrësin u pa dërgimi i mbeturinave në vendgrumbullimin e Sharrës në Tiranë, vendgrumbullim që menaxhohet nga kompania koncesionare “Integrated Energy BV”.

Për rreth një vit kompania i priti mbeturinat e Durrësit pa pagesë deri në mesin e muajit korrik 2021.