Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Artan Hoxha ‘tremb’ bosat e vjetër të krimit: Po rrëzohen nga froni, grupe të rinj me mbështetje nga politika po riformatojnë territorin

22:10 10/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka frikësuar sot “të vjetrit” e botës së drogës, duke u shprehur se po zëvendësohen nga grupe të rinj me mbështetje të forta politike.

I ftuar në “Byro Politike”, teksa ka folur për atentatin e ndodhur në Elbasan ndaj Ardian Çapjas, Hoxha theksoi se tashmë po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit, duke shtuar se ky nivel i grupeve të kriminalizuara vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri pasi janë më sigurt se jashtë vendit.

“Prokuroria ka pistat e tyre mbi ngjarjen. Dyshimi i fortë është që atentati të jetë një kooperim nga disa grupe, që kanë gjetur ekzekutorët. Ekzekutorët nuk janë domosdoshmërisht nga Elbasani.
Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur janë pasoja e përplasjeve ndër vite. Po bëhet një reformë në territor. Po rrëzohen nga drejtimi, disa BOSS-ë të vjetër dhe po ngrihen disa grupe të rinj. Janë të pasur dhe me mbështejte të forta politike, por dhe shumë agresivë. Kanë shumë uri dhe janë shumë të pasur. Por nuk e kuptojnë që agresiviteti të shkurton jetën dhe nuk ta zgjat sepse tërheq vëmendjen e publikut. Dhe nuk asgjësohen dot kollaj nga Policia e Shtetit. Ata nuk shqetësohen edhe kur bien në pranga, sepse i liron prokurori dhe gjykatësi. Në Elbasan ka katër grup shumë të fuqizuar që janë të aftë të bëjnë atentate të tilla me një kosto kaq të madhe. Njerëzit thonë që ose nuk e goditi…ishte çështje fati.”

Më pas, Hoxha tregoi detaje nga mënyra e kryerjes së atentatit me snajper ndaj trurit të Çapjas, duke treguar se snajperisti ka qëlluar nga brenda makinës, rreth 250 metra larg objektivit, i pozicionuar në një kodër.

Autori kishte ulur dy sediljet e para të mjetit dhe kishte instaluar snajperin brenda makiës, çka e ka ndihmuar edhe për nga mënyra e stabilizmit të shënjestrës.

“Tashmë është e provuar që qitja, ose atentati është realizuar nga një snajper që ka qenë brenda makinës. Makina ka qenë në kodër dhe snajperisti ka ulur dy sediljet e pasme të makinës, e ka bërë atë si një lloj maskimi, se duke qenë me xhama të errët nuk tërheq shumë vëmendje. Stativi, këmbaleci i snajperit është gjetur në pjesën e pasme të makinës. Ka qenë dhe më komode për snajperistin. Ky është atentat që, snajperi nuk ka ardhur aty për çerek ore, është shtrirë brenda makinës dhe ka pritur. Nga ana tjetër autorët kanë ditur me saktësi lëvizjet që do të përshkonte. Dyshimi vazhdon të jetë që atentati është një kooperim. Pra që kemi financim, organizim jo vetëm nga një grup, por nga disa grupe. Ekzekutorët nuk është e thënë të jenë vendalinj. Nuk është kollaj që t’i afrohesh Çapjave nga vendi ku është bërë qitja,” 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Hajdari e revoltuar pas takimit me Ramën: Unë e di marrëdhënien e ngushtë që ka me Bashën. Zotohem se do t’i shkojë deri në fund betejës!

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English