Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Artan Fuga në mbështetje të maturantëve: Revoltohuni! Politika ua ka vendosur gjurin në kokë

14:59 12/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Maturantët nuk janë ndalur në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit, kundër provimit të Gjuhës Shqipe.

Maturantët e kanë cilësuar këtë provim si një absurd të vërtetë, pasi sipas tyre testi ishte jashtë programit dhe përmbante më shumë pyetje logjike.

Ata nuk duan që ky test të ndikojë në mesataren e tyre ose të merren masa për ribërjen e testit.

E teksa janë një numër i lartë gjimnazistësh janë ulur përballë Ministrisë, në mbështetje të tyre kanë ardhur aktivistë të shoqërisë civile dhe studentë.

Fjalën e kanë marrë me radhë dhe shprehen të vendosur që nuk do të kenë përfshirjen e asnjë partie.

Protesta e maturantëve ditën e sotme ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Ajo nisi si një irritim mbi provimin e Gjuhës Shqipe, ku sipas gjimnazistëve testi ishte me pyetje absurde.

Por në protestë janë bashkuar shumë aktivistë të shoqërisë civile dhe studentë.

Në mbështetje të tyre kanë dalë gjithashtu mësues dhe pedagogë.

Ndër ta është edhe akademiku i njohur Artan Fuga.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Fuga mbështet maturantët dhe shprehet se duhet të hapin gojën për gjithçka, pasi rinia në Shqipëri ka të drejtë të revoltohet.

Postimi i Fugës:

Unë mbështes fort protestën e maturantëve të Shqipërisë! Ata kanë një mijë herë të drejtë!

Trajtohen me privilegje politike grupe dhe shtresa të caktuara, niveli i dijeve që u jepet është skandaloz, tezat e ndërtuara në mënyrë qesharake, shpërndarje e tyre në degët universitare e gjitha e dalë boje dhe e korruptuar, e ardhmja e tyre kulturore e vendosur në hone rrëpirash!

Arsimimi që u jepet po u shkatërron jetën për dekadat e ardhëshme! Ata kanë të drejtë! Ligja për arsimimin dhe standardet e shkollimit të kalbura!

Janë të mirë, të edukuar, me etikë të duruar, por politika u ka vendosur gjurin në kokë, po u marrin frymën burokratët, të paaftët, ata që nuk duan një rini të shkolluar!

Gjendja e studentëve dhe e cilësisë të diplomave është po aq e tmerrshme! Shoqëria po i merr frymën rinisë shkollore dhe universitare!

Po prish shpresën e kombit, po e dhunon, e ka lënë pa të drejta, në mëshirën e fatit, në papunësi profesionale, u jep mundësi o shitësa, o roje, o policë, o numurues votash në komisione votimi!

Diplomat pa vlerë në treg! Shkolla nuk është skena e striptizës politike dhe e deklarateve boshe dhe të dëmshme!

Maturantët dëshmojnë se u bëhen privilegje politike antarëve të forumeve politike, se jepen kopje, se ka trajtime të privilegjuara, se ka presione mbi mësuesti politikisht!

Hapini gojën maturantëve dhe do të shohim se çfarë na dëgjojnë veshët! Rinia shqiptare ka të drejtë të revoltohet!

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10157413875233596&id=27892188595

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gjurin ne kokembështetje të maturantëvePolitika ua ka vendosurrevoltohuni

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Mund të jetë rrëmbyer/ Zhduket vajza 10-vjeçare në Greqi, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English