Problemet e borës në të gjithë vendin duket se janë nën kontroll dhe kjo na vjen nga një njoftim zyrtar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Në njoftim ajo që theksohet është se të gjitha akset kryesore sin ë very ashtu edhe në jug, nuk kanë probleme në kalim pasi janë tashmë të kontrolluara dhe të trajtuara me kripë.
Mirëpo apelin më të madh ky institucion ia drejton drejtuesve të mjeteve, të cilëve iu thotë se duhet të tregojnë kujdes maksimal dhe mbi të gjitha të respektojnë sinjalistikën rrugore në akset të cilat konsiderohen si më problematike.
“Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, zonat promblematike janë trajtuar me kripë. Kompanitë me mjetet borëpastruese janë në punë të vazhdueshme për pastrimin e rrugës. Rekomandohet të kalohen me zinxhir: Ura Cerenecit-Steblevë, Dardha në lartësinë mbi 1300 m.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.”, thuhet në njoftim.