Skip to content
Aktualitet

Arrestohet trafikanti në Elbasan, transportonte familjen afgane drejt Kosovës për 1 mijë euro

· 1 min lexim

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 52-vjeçar gjatë mesnatës, pasi po transportonte ilegalisht kundrejt 200 eurove për person një familje afgane me 5 anëtarë.

Mësohet se trafikanti i kishte marrë afganët kur sapo kishin kaluar kufirin e gjelbër me Greqinë natën dhe po i dërgonte drejt kufirit me Kosovën.

Kujtojmë se prej disa kohësh vazhdon trafikimi i refugjatëve nga vendet e lindjes dhe Afrikës Veriore në vendin tonë, i cili është kthyer si një prej vendeve tranzit të klandestinëve për të shkuar në Evropë.