Arrestohet për terrorizëm ish-komandoja shqiptar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyra e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka vënë në pranga një ish-komando të ushtrisë, që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan në vitin 2011.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin me origjinë nga Kruja, Erzen Ukën.

Ai  është vënë në pranga pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtjes me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

Erzen Uka është proceduar me parë për dhunë në familje, mbi të rëndon dhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste

I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë.

Policia ka theksuar se ai mbahej nën survejim që prej vitit 2007.

Shpërndaje
Share.

Komento