Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet i riu në Gjirokastër, plagosi me thikë mbrëmjen e kaluar një 36-vjeçar

· 2 min lexim

Një 21-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar nga policia pasi plagosi me mjet të mprehtë një 36-vjeçar.

Mësohet se 21-vjeçari me iniciale Xh.L mbrëmjen e kaluar, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin G. L., 36 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ndërkohë shtetasi i plagosur G.L ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Njoftimi I policisë

Gjirokastër

Plagosi me mjet të mprehtë një shtetas, bie në pranga 21-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin G. L., 36 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, shtetasin Xh. L.

Shtetasi G. L. ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit Xh. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.