Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet në flagrancë italiani në Durrës, ja sa lëndë narkotike iu gjetën me vete

· 2 min lexim

Një shtetas italian ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me 2 kg lëndë narkotike në automjetin e tij ne portin e Durresit. Brenda gomës rezervë të makinës janë gjetur 2 paketime mairjuane të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës

Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes Policisë Kufitare dhe strukturave të DVP Durrës çoi në goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 2 kg lëndë narkotike marijuanë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas italian, posedues i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë intensifikuar kontrollet, si në dalje ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në dalje në PKK Durrës, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë në PKK Durrës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, mjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin italian G. A.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të mjetit, në pjesën fundore poshtë bagazhit, brenda gomës rezervë kanë konstatuar 2 paketime, brenda të cilave ndodheshin 2 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit italian G. A., 50 vjeç, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.