Skip to content
Aktualitet

Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari në Tepelenë, sekuestrohet 46 kanabis

· 2 min lexim

Një 42-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi është kapur me 46 kg drogë dhe disa kubikë ku ishin kultivuar lëndë narkotike.

Kjo e fundit i është gjetur në banesën e tij. 42-vjeçari A.Z., është banues në Vlorë edhe pse arrestimi i tij është bërë në Tepelenë, ku kishte edhe banesë në pronësi të tij.

42-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ku mbi të rëndojnë akuzat “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tepelenë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “KANIONET”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër.

Sekuestrohet rreth 46 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe disa fidanë kanabis. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A.Z. dispononte lëndë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar dhe finalizuar operacioni “KANIONET”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Nivicë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në oborr dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis .

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 dhe 283 i Kodit Penal.