Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kreu i PL-së u arrestua pranë Casa Italia-s në kryeqytet.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale ky i fundit kishte thirrur një konferencë për mediat në orën 13:40.
Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.