Skip to content
Kronikë

Arrestohet kryetari i Njësisë Administrative Fushë Kuqe

· 2 min lexim

Policia e Kurbinit ka arrestuar shtetasin Kristo Martinaj, 55 vjeç, kryetar i Njësisë Administrative Fushë Kuqe, në kuadër të hetimeve për shpërdorim të detyrës dhe përfitime të paligjshme nga tokat e mbrojtura.

Martinaj është arrestuar pas dyshimeve se ka urdhëruar persona të tjerë për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllimin e përvetësimit të sipërfaqeve të tokës.

Hetimet për këtë rast, të cilat janë kryer për disa javë, kanë nxjerrë dyshime për veprime të jashtëligjshme të Martinajt, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar pozitat e tij për të manipuluar me tokat publike.

Pas ndalimit të tij, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme, ndërsa Martinaj përballet me akuza për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Pushtim të tokës”.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar me inciativë shtetasin Kristo Martinaj, 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”.