Arrestohet fieraku, akuzohet për prostitucion dhe skllavërim nga drejtësia italiane

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme një 40-vjeçar është arrestuar në Vlorë. Ai ishte në kërkim nga drejtësia italiane pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim.

40-vjeçari E. F., i lindur në Fier, dyshohet se ka lidhje me një organizatë kriminale. Ai do të ekstradohet drejt Italisë, për t’u përballur edhe me akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Në vitin 2005, mësohet se ky shtetas nga Fieri ishte dënuar me 6 vite burg për këto akuza.

Njoftimi i Policisë:

Vihet në pranga një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Arrestohet provizorisht 40 vjeçari E. F., lindur në Fier dhe banues në Vlorë, për veprat penale “Organizatë kriminale, shfytëzim prostitucioni dhe skllavërim”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 40 vjeçarit në qytetin e Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë:

Autoritetet gjyqësore italiane konkretisht Gjykata e Milanos Itali, me anë të një vendimi në vitin 2005, e ka dënuar shtetasin E. F me 6 vite burgim për veprat penale “Organizatë kriminale, shfytëzim prostitucioni dhe skllavërim” parashikuar nga nenet 99, 81, 110, 602 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje
Share.

Komento