Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet elbasanlliu, 36-vjeçari do u hidhte granatë në shtëpi familjarëve të gruas

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në qytetin e Elbasanit. Një 36-vjeçar nga Elbasani është arrestuar, pasi ka kërcënuar me jetë bashkëshorten dhe familjen e saj se do t’i shuante me granata.

Granatat i mbante të fshehura në shtëpinë që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme. 36-vjeçarit F.M., iu sekuestruan 27 granata ofensive dhe difensive dhe mbi të rëndojnë 2 akuza.

Kallëzimi në polici është bërë nga familjarët e bashkëshortes 36-vjeçare, të cilët shpeshherë ishin kërcënuar nga F. M.