Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet 48-vjeçari nga Berati, dyshohet se ngacmoi seksualisht një fëmijë 5-vjeçar

· 1 min lexim

Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat.

Ai akuzohet nga prindërit e një fëmije 5-vjeçar se ka abuzuar seksualisht me fëmijën e tyre.

48-vjeçari S. K., po hetohet nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë për të cilën akuzohet se ka kryer.

Ngjarja po hetohet më tej.

Njoftimi:

Berat

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual me të mitur”, me një fëmijë 5 – vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.