Një 23-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë pas një kontrolli të kryer nga policia.
Gjatë verifikimit të automjetit të tij, u gjetën dhe u sekuestruan një thikë, një shkop bejsbolli dhe dy targa automjeti.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës thikë, një shkop bejsbolli dhe dy targa automjeti. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë,” thuhet në njoftimin e policisë.