Një 15-vjeçar, i identifikuar si A.K., është arrestuar nga Policia e Tiranës pas një operacioni të organizuar falë inteligjencës policore.
Ai u kap në flagrancë në zonën e Fushë-Mëzezit, ku dyshohej se po qarkullonte me armë zjarri.
Gjatë kontrollit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri dhe një dorezë metalike (përdoret si përforcues grushti), të cilat u konfiskuan si prova materiale.
Materialet procedurale u dërguan në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.