Skip to content
Të Gjitha

Arrestohen dy shkodranë\ Po transportonin ilegalisht 9 klandestinë

· 2 min lexim

SHKODËR– Policia bën me dije se dy persona janë arrestuar në afërsi të Hanit të Hotit,  pasi po transportonin ilegalisht 9 klandestinë.

Ata janë kapur në flagrancë duke transportuar shtetas algjerianë dhe tunizianë me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së.

Në pranga kanë rënë A. A., 30 vjeç dhe F. H., 45 vjeç.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“.

Njoftimi i Policisë

Shkodër/ Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacion nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Arrestohen në flagrancë dy persona, për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët transportonin 9 shtetas algjerianë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin dhe goditjen e tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, pas një pune të mirorganizuar u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe;
  2. H., 45 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe;

Arrestimi i tyre u bë, pasi në afërsi të PKK Hani i Hotit u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë, me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së.  Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“.