Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestohen dy persona në Durrës, i sekuestrohet sasi e madhe tritoli gati për shitje!

16:44 05/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme dy persona, të cilët kishin vendosur në bagazh një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive.

Gjatë operacionit u sekuestruan 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore.

Sipas njoftimit të policisë, 2 poseduesit e lëndës eksplozive do e shisnin atë kundrejt vlerës 12.000 euro.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Trajektorja”.

Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Sekuestrohen 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore.

Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës eksplozive, të cilët do e shisnin atë kundrejt vlerës 12.000 euro.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trajektorja “, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. B., 42 vjeç dhe Sh. T., 31 vjeç, banues në Kukës.

Shërbimet e Policisë, pas informacionit të siguruar se në drejtim të Durrësit po lëvizte një automjet me 2 persona, të cilët kishin vendosur në bagazh një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive, menjëherë kanë organizuar punën dhe në Sukth kanë ndaluar mjetin me të cilin po lëviznin shtetasit B. B. dhe Sh. T. Pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 29 kallëpe me lëndë eksplozive, me peshë 18 kg, si dhe 15 kapsolla detonatore, të cilat këta shtetas do t’i shisnin kundrejt vlerës 12.000 euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: policia e DurresitSasia e tritolitSekuestrimi

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

ReiThera, vaksina italiane Covid, ja si funksionon dhe hapat e ardhshëm

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English